Fjalë Kyçe

Përzgjedhja e kryeprokurorit special, dorëhiqen dy anëtarët e komisionit

Përzgjedhja e kryeprokurorit special, dorëhiqen dy anëtarët e komisionit

Deri të premten e javës se ardhshme Prokuroria Speciale do të menaxhohet nga kryeprokurori special, Reshat Millaku. Më datën 4 prill Millaku arrin moshën e pensionimit.

Për të zënë vendin e Millakut kanë konkurruar tre vartësit e tij dhe një prokuror i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ish-kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj, që tash është kthyer prokuror, prokurorët specialë Atdhe Dema e Haki Geci, si dhe prokurori i Departamentit të Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, Armend Hamiti, janë katër kandidatët që kanë konkurruar. Por pasi janë kontrolluar të dhënat e të gjithë konkurrentëve nga komisioni treanëtarësh me një anëtar rezervë dhe ka dalë që të katër kandidatët i plotësojnë kriteret për pjesëmarrje, nga komisioni është tërhequr prokuroja speciale Drita Hajdari.

Pas dorëheqjes se Hajdarit ajo është zëvendësuar me kryeprokurorin e Prokurorisë se Apelit, Haxhi Dërguti. Edhe Dërguti është dorëhequr.