Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti ku u përfshin tri vetura në qytetin e Mitrovicës.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti.
“Rreth orës 18:00 ka ndodhur një aksident me të lënduar në të cilin janë përfshirë tri vetura”, ka thënë ai.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Mbretëresha Teutë”, ndërsa të lënduarit pasi kanë marrë tretman mjekësor janë liruar për në shtëpi.