Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku sonte ndërmjet tri veturave në Çagllavicë.
Zyrtarja për informim e Policisë rajonale për Prishtinë, Flora Ahmeti, ka thënë për KosovaPress se rasti ka ndodhur rreth orës 20:00.
“Sot rreth orës 20:00 kemi pranuar informatën se në Çagllavicë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar pesë persona”, ka thënë Ahmeti, duke shtuar se me rastin po merret njësiti i trafikut.