Fjalë Kyçe

Peshkatarët norvegjez zbulojnë balenën spiune të Rusisë (Video)

Peshkatarët norvegjez zbulojnë balenën spiune të Rusisë (Video)

Peshkatari norvegjez ka zbuluar një balenë beluga, me një kamerë të ngjitur në trup – duke nxitur spekulime se kafsha i përket Marinës Ruse.

Ekuipazhi punoi së bashku për lirimin e kafshës nga shiritat që ndihmonin në ngjitjen e pajisjes të shtunën, transmeton lajmi.net.

Një nga peshkatarët i tha transmetuesit shtetëror të Norvegjisë, NRK, që kërceu në ujin e ngrirë për të ndihmuar kafshën.

“Kur isha futur në ujë, ai më përcjelli deri në anën tjetër, dhe unë arrita ta shpëtoja”, deklaroi peshkatari.
Madje, peshkatarët kishin mundësuar edhe një video të momentit të shpëtimit, të cilit do ta ndiqni më poshtë.