Fjalë Kyçe

Peshkatarët zbulojnë “Qytetin e Artë” në lumin e mbushur me krokodilë

Peshkatarët zbulojnë “Qytetin e Artë” në lumin e mbushur me krokodilë

Një “qytet i artë”, plot me thesare, i cili për shekuj me radhë ka nxitur fantazinë e mijëra njerëzve dhe eksploruesve mendohet të jetë gjetur së fundmi në Sumatra.

Prej 5 vitesh, peshkatarët që kanë eksploruar lumin Musi në Palembang kanë nxjerrë pasuri të vërteta me rrjetat e tyre, ku përfshihen gurë të çmuar, objekte ari dhe statuja të mëdha.

Një nga gjetjet më mahnitëse është një statujë e Budës që mendohet se i përket shekullit të tetë, e zbukuruar e gjitha me gurë të çmuar, e cila mendohet se vlen miliona dollarë.

Artefaktet mendohet se i përkasin civilizimit Srivijaya, një mbretëri e fuqishme mes shekujve 7-13, e cila u zhduk në mënyrë të mistershme një shekull më vonë.

Eksploratori britanik Sean Kingsley tregon se eksploratorë të shumtë u vunë në kërkim të qytetërimit Srivijaya për vite me radhë nga Tajlanda në Indi, por nuk patën fat të binin në gjurmët e tij.

Sumatra është cilësuar në kohët e lashta si “ishulli i arit” për shkak se ishte i pasur me depozita ari dhe burime natyrore si dhe ishte një pikë e hershme për tregtinë në Azinë Juglindore./A2cnn