Rënia e një njeriu nga motoçikleta i ka shkaktuar atij probleme të paimagjinueshme.
Sipas mjekëve, një goditje pranë organeve gjenitale, i ka shkaktuar atij një ereksion që e ka detyruar të shtrihet në dhomën e emergjencës për ta trajtuar, shkruan Gizmodo, transmeton Klan Kosova.
Fatmirësisht, mjekët arritën ta zgjidhin komplikimin e tij të vështirë dhe pacienti ka shpëtuar pa pasoja të përhershme.
Ky rast i çuditshëm është publikuar edhe në revistën “Case Reports” nga mjekët britanikë që e trajtuan personin në fjalë.
Sipas raportit të mjekëve, 35 vjeçari kishte rënë nga motoçikleta e tij, nëntë ditë para se të shtrihej në spital.
“Fillimisht ai kishte pësuar një mavijosje midis organit gjenital dhe anusit. Më pas ai ka pësuar një ereksion që i ka zgjatur nëntë ditë dhe që e ka detyruar atë të shtrihet në spital për ta trajtuar”.