Fjalë Kyçe

Pësoi sulm në zemër: Të burgosurit ia shpëtojnë jetën gardianit të burgut

Pësoi sulm në zemër: Të burgosurit ia shpëtojnë jetën gardianit të burgut

Dy të burgosur janë filmuar brenda ambienteve të burgut duke ia shpëtuar jetën gardianit të burgut, i cili pësoi sulm në zemër përgjatë kohës në detyrë.

Pamjet e mundësuara nga kamerat e sigurisë së burgut të Xhorxhias së SHBA-ve tregojnë momentin kur punonjësi i sigurisë fillon të ketë vështirësi përgjatë orarit të punës.

Videoja, e ngarkuar në tabloidin britanik ‘Daily Mail’, shfaq tutje heroizmin e dy të burgosurve, të cilët përshpejtojnë shkallëve që t’i dalin në ndihmë gardianit.

Ata më në fund arrijnë t’ia japin ndihmën e nevojitur, për ta mbajtur në gjallë mbikëqyrësin e burgut, transmeton lajmi.net.

Videoja ka marrë afro një mijë reagime. Atë mund ta ndiqni më poshtë.

https://www.facebook.com/DailyMailVideo/videos/839108613286927