Fjalë Kyçe

Peticion online kundër monopolit në homologimin e veturave

Peticion online kundër monopolit në homologimin e veturave

Monopoli në fushën e homologimit të veturave, ka bërë që shoqëria civile të fillojë një peticion online që i kërkon Kuvendit të Kosovës heqjen e këtij monopoli ndaj Eurolab, në pronësi të kompanisë Devolli. Peticioni është iniciuar nga Hekuran Murati.

Ja çka shkruan në aersyetimin e peticionit:

Prishja e monopolit nuk mjafton, obligimi për homologim duhet hiqet në tërësi.

Arsyeja pse qytetarët paguajnë 125 euro për homologim nuk është për shkak të mungesës së konkurrencës, por për shkakun se Ministria e Infrastrukturës e ka përcaktuar atë çmim. Me fjalë tjera, kjo Ministri është vënë kryekëput në shërbim të kompanisë EuroLab dhe misionin kryesor e ka profitabilitetin e jësaj kompanie.

Prandaj çdo shpresë se me hapjen e tregun situata do të përmirësohet është e kotë. Ministria ndoshta edhe mund të licencojë një kompani të dytë sa për sy e faqe – mundësisht me pronar vëllaun tjetër Devolli. Por çmimi përsëri do të mbetet i njëjtë.

Për më tepër, homologimi/verifikimi si i tillë nuk është se ka ndonjë vlerë të shtuar për qytetarin marrë parasysh që shumica dërrmuese e veturave importohen nga shtetet e BE-së. Për veturat që importohen nga shtete që nuk standardet e njëjta (Britani, SHBA etj), verifikimin mund t’a bëjë dogana ose edhe kontrolli teknik.

Nuk ka nevojë që 99% e qytetarëve të paguajnë kot, për shkak se 1%-shi tjetër importon vetura të pastandardizuara.

Prandaj rruga e duhur është që obligimi ligjor për homologim të hiqet në tërësi. Për këtë nevojitet që Kuvendi i Kosovës të ndryshojë Ligjin për Automjete.

Është koha që deputetët të tregojnë se a janë me të vërtetë përfaqësues të popullit apo marioneta të oligarkëve.