Fjalë Kyçe

Plas grushti në emision “live”, ish-zyrtari qeveritar rrihet me anëtarin e partisë

Plas grushti në emision “live”, ish-zyrtari qeveritar rrihet me anëtarin e partisë

Anëtari i Partisë së Ndryshimit Sergiu Tofilat në Moldavi rrahu ish-zv.ministrin e brendshëm, Ghenadie Cosovan teksa të dy po përballeshingjatë emisionit “Ora e Ekspertizës” në Jurnal TV.

Situata u acarua kur Cosovan e lagu me ujë Tofilat, i cili iu kthye me grushte e më pas e hodhi në tokë.

Ghenadie Cosovan: Z. Tofilat, pse nuk flisni se si u privatizuan tubacionet e gazit?

Sergiu Tofilat: Zoti Cosovan, ju nuk keni turp sepse i keni shërbyer regjimit të Plahotniuc, në vitin 2017 keni mbajtur tubime për të mbështetur sistemin, në qershor 2019 keni shkuar në një tubim para selisë së PAS, për të parandaluar koalicionin kundër Plahotniuc, për ta mbajtur atë në pushtet.

Ghenadie Cosovan: Ju kurrë nuk do të ma mbyllni gojën.

Sergiu Tofilat: Keni probleme me dëgjimin!

Ghenadie Cosovan: Gjatë kësaj periudhe, unë zbulova skemën e korrupsionit të deputetëve, kur të gjithë heshtnin… Unë kam mbrojtur Atdheun dhe ti nuk më bën…*hedh gotën me ujë.