Imazhet e botës së tretë janë parë në rrugët e Mykonos në Greqi.
Kështu e përshkruajnë mediat në Greqi një incident mes femrave turiste në ishullin më të frekuentuar.
Kamerat amatore kanë kapur momentin kur dy femra kanë shkëmbyer grushta dhe shkelma me njëra-tjetrën.
Siç duket dhe nga pamjet, dy turistet fillojnë të rrahen para kalimtarëve, për arsye që ende nuk bëhen të ditura.
Ata grushtojnë njëra-tjetrën me grushta të forta, shkelma dhe madje përdorin edhe gjunjët e tyre. Një person i tretë, një vajzë tjetër që duket se i përket grupit të tyre, përpiqet që t’i ndajë.
Përfundimisht, disa të rinj ndërhyjnë dhe arrijnë t’i ndajnë ato, duke i dhënë fund një spektakli që është parë në shumë vende turistike, por jo në Mykonos.