Një vajzë që po festonte ditëlindjen e saj të 18-të, gjeti vdekjen së bashku me instruktorin e saj derisa po hidheshin nga lartësia me parashutë, pasi çadra e tyre dështoi të ulej siç duhet, përcjell GazetaAlo.
Vanessa Ivonne Melendez Cardenas sapo kishte mbushur 18 vjeç dhe të dielën vendosi të festonte me kërcimin me parashutë prej 1.300 metra lartësi mbi Tequesquitengo, në Morelos, Meksikë.
Videoja shokuese e filmuar nga toka tregon momentin kur nxënësja e shkollës së mesme dhe instruktori i saj, Mauricio Gutierrez Castillo, 34-vjeçar, zbresin me shpejtësi nga qielli.
Pamjet tregojnë të paktën katër parashutistë që zbresin nga qielli./GazetaAlo/