Fjalë Kyçe

Po lexonte Kuranin me zë në metro, pasagjeri kritikohet nga udhëtari përballë tij në Londër

Po lexonte Kuranin me zë në metro, pasagjeri kritikohet nga udhëtari përballë tij në Londër

Ky është momenti kur një pasagjer nisi t’i bërtiste një pasagjeri mysliman teksa ky i fundit lexonte Kuranin me zë në metronë e Londrës.

Sipas medieve të huaja, pamjet e kapura pranë stacionit Monument në qendër të Londrës tregojnë se si burri i mllefosur i thotë pasagjerit mysliman se nuk ka ‘respekt për njerëzit e tjerë’, derisa reciton librin e shenjtë islamik.

E gjithë ngjarja ka ndodhur më 27 nëntor. Derisa pasagjeri mysliman vazhdon të lexojë Kuranin, udhëtari vazhdon duke i thënë atij se ‘ky është një vend i krishterë’ dhe se duhet ‘të sillet në zakonet tona dhe në mënyrën se si i bëjmë gjërat’ përcjell tch.

Ai madje i tha se duhet ta pyeste paraprakisht atë nëse duhej të lexonte Kuran, derisa personi që po lexonte librin e shenjtë tha se nuk kishte nevojë për lejen e tij.

“Të duhet leja ime për të pushtuar privatësinë time në hapësirën time”, tha ai i mllefosur.

“Ti je atje dhe unë jam këtu”, ia ktheu pasagjeri mysliman.