Fjalë Kyçe

Po meditonin anës detit, i merr dallga humbin jetën 10 persona në Indonezi

Po meditonin anës detit, i merr dallga humbin jetën 10 persona në Indonezi

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën si pasojë e marrjes nga dallgët në momentin që ato po qëndronin në breg dhe po meditonin.

Mediat e huaja bëjnë me dije se viktimat ishin anëtarë të një grupi prej 23 personash, të cilët po meditonin, duke mbajtur duart e njëri-tjetrit, në një plazh në Payangan, në provincën Java Lindore në Indonezi.

“Ata ishin shumë afër detit dhe nuk mund të shpëtoheshin kur valët e baticës i rrëmbyen”, ka thënë shefi i policisë lokale Heri Pournomo, transmeton abcnews.

Ndërkohë deri më tani janë nxjerrë 10 trupa të pajetë nga oqeani dhe 12 persona u shpëtuan ndërsa vijon të jetë i zhdukur një 40 vjeçar.