Fjalë Kyçe

Po shkonte në farmaci, i moshuari rrëshqet në akull dhe vdes në vend

Po shkonte në farmaci, i moshuari rrëshqet në akull dhe vdes në vend

Një 77-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në Melissia të Greqisë.

Mediat greke bëjnë me dije se ai ka rrëshqitur në akull teksa shkonte në farmaci.

Në këtë moment i moshuari ka goditur kokën duke ndërruar jetë.

Ambulanca mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes por 77-vjeçari nuk mundi të mbijetojë, transmeton abcnews.

Nuk dihet nëse vdekja e tij ka ardhur nga goditja në kokë apo nga shkaqe patologjike.