Fjalë Kyçe

Po shkonte në spital për të lindur, hidhet në erë makina e gazetares shtatzënë!

Po shkonte në spital për të lindur, hidhet në erë makina e gazetares shtatzënë!

Një gazetare shtatzënë ne Jemen humbi jetën nga shpërthimi i eksplozivit të vendosur poshtë makinës së saj e të aktivizuar pikërisht në kohën kur Rasha Abdullah al-Harazi po shkonte në spital për të lindur fëmijën.

Në automjet ndodhej dhe bashkëshorti, Mahmoud Ameen al-Atmy, i cili eshte gjithashtu reporter. Ndonëse mbeti i plagosur rëndë, burri arriti t`i mbijetonte atentatit, që shkatërroi nga ana tjetër familjen e tij. Sindikata e gazetarëve në Jemen reagoi ndaj ngjarjes së rëndë, duke e cilësuar “një krim të paprecedent, ndërsa shprehu frikën se ky episod mund të shërbejë si tregues i një faze të re e të dhunshme shënjestrimi të gazetarëve ne vend”, përcjell tch.

Pamjet filmike tregojnë momentet pas shpërthimit, dhe kalimtarët që janë mbledhur aty për të ndihmuar, ndonëse për gazetaren vetë, tashmë ishte tepër vonë. Fuqia e lëndës plasëse e shkaterroi krejtësisht pjesën e përparme të makinës.

Kanali televiziv Al Arabiya, në pronësi të sauditëve, pohoi se bashkëshorti i gazetares punon për të si reporter. Qeveria e Jemenit, e mbështetur nga Arabia Saudite, është e përfshirë në një luftë disa vjecare me rebelet Huthi të përkrahur nga Irani, të cilet janë aktivë në pothuajse të gjithë vendin.