Policia në Teksas ka provokuar zemërim pasi u shfaqën disa pamje në të cilat shiheshin dy oficerë të bardhë me kalë, bashkë me një njeri me ngjyrë i cili ishte lidhur për duarsh me një litar.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, policia e Galveston lëshoi një kërkimfalje të hënën pasi pamjet tronditëse të shfaqura në mediat sociale, duke shkaktuar një reagim të ashpër mbi lidhjet e saj të dukshme të skllavërisë dhe çështjeve të të drejtave civile.
Pamjet thuhet se tregojnë Donald Neely, 43 vjeç, duke u transportuar nga oficeri Patrick Brosch dhe oficeri A. Smith.
Policia sqaroi se ndërsa mund të jetë dukur se kyçet e Neely ishin të lidhura me litarin gjatë arrestimit për shkelje, ai në fakt ishte i prangosur dhe litari ishte bashkangjitur në prangat.
Ndërkohë, motra e Neely, Christin Neely tha në një postim në Facebook të hënën se vëllai i saj është një baba ‘i pastrehë dhe i sëmurë mendor’.