Rrugëve të Prishtinës dhe të tjerave gjithandej vendit, qytetarët kanë gjasë të hasin më shpesh në Aleksandar Vuçiqin.
Nuk bëhet fjalë për presidentin e Serbisë.
Është një bashkëkombas i tij me emër dhe mbiemër të njëjtë, që nga kjo e premte, dha betimin që t’i shërbejë Kosovës.
27 vjeçari nga Graçanica, që refuzon ta komentojë këtë lidhje rastësore me politikanin nga Beogradi, preferon të flasë vetëm për detyrën që e mori bashkë me 415 oficerë të rinj policorë.