Polici, Vesel Veseli e ka pranuar fajësinë për keqpërdorimin që i ka bërë nxënëses nga Drenasi
Burime nga Prokuroria i kane thënë Insajderit se i dyshuari e ka pranuar shumicën e fajit që i ngarkohet.
Mirëpo ai po refuzon që ta dorëzojë telefonin e tij të cilin Policia nuk ka arritur t’ia konfiskojë. Në telefonin e tij besohet se janë të gjitha provat që e implikojnë atë në keqpërdorimin seksual të nxënëses.
Në pranimin e fajit i është renduar pozita penale arsimtarit Shkelzen Xhekaj, që po e mohon kryerjen e veprës penale.
Mësimdhënësi është arrestuar dje dhe është ndaluar për 48 orë. Ndërkaq sot Gjykata pritet të vendos për masën e sigurisë ndaj tij.
Për Vesel Velselin dje Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.