Një polic në Miçigan të SHBA-së është duke u konsideruar si hero, pasi shpëtoi nga zjarri një shofere të përfshirë në një aksident rrugor.
Kamerat e vendosura në trup të policit, kanë kapur momentin kur ai fillon të vrapojë me shpejtësi dhe futet në mes të makinës së djegur. Ai nxjerr nga aty shoferin, i cili është identifikuar si një 23-vjeçare, përcjell Gazeta Express.
“Sapo dola nga makina e skuadrës sime, kishte një mori kalimtarësh që me zë të lartë më tregonin se dikush ishte bllokuar”, ka thënë Luke Pauley.
Sipas oficerit e reja ishte në gjendje vetëdijshme në momentin që u shpëtua. Ai sapo e nxori atë nga makina, telefonoi ambulancën.
Mediat e huaja shkruajnë se policia ka nisur hetim lidhur me raste, ndërsa 23-vjeçarja është në gjendje të mirë shëndetësore.