Fjalë Kyçe

Polici nga Teksas përqafon dhe ngushëllon vajzën e trembur në protestë

Polici nga Teksas përqafon dhe ngushëllon vajzën e trembur në protestë

Një oficer policie i paidentifikuar deri tani në Houston në shtetin amerikan të Teksas u xhiruar deri sa ngushëllonte një 5 vjeçare të trembur gjatë protestave  për vdekjen e George Floyd e cila e pyeti “ a do të na qëlloni?”.

Përgjigja e tij në këtë kohë polarizimesh në SHBA ishte ngushëlluese edhe për prindërit e saj që e xhiruan vajzën e tyre të shqetësuar.

Simeon Bartee, babai i vajzës së vogël që xhiroi policin të martën e postoi videon në rrjetin social Twitter e përcolli me një porosi të shkruar.

“Gjatë protestës në Houston dje një prej policëve vërejti bijën time duke qarë. Ajo e e pyeti ‘A do të na qëlloni’ ai u përkul në një gju e përqafoi atë dhe u përgjigj”.

Polici ju përgjigj Simone: “Ne jemi këtu për t’ju mbrojtur. Ne nuk jemi këtu për t’ju lënduar aspak, OK?” Protestoni sa të doni, bëni aheng nëse doni- bëni çfarë të doni. Vetëm mos thyeni.”

Bartee tha se e kishte falënderuar oficerin për dashamirësinë e tij dhe për shembullin se si dukej një punë e mirë e policisë

Bartee tha se polici i kishte thënë se ai ishte prin po ashtu, që kishte habitur vajzën e tij Simone, që i kishte thënë të atit të saj “se nuk e kam ditur që policët kanë fëmijë”.

https://twitter.com/iamsimeonb/status/1268214300096765954