Fjalë Kyçe

Policia austriake konfirmon se dhjetëra persona janë vrarë e plagosur

Policia austriake konfirmon se dhjetëra persona janë vrarë e plagosur

Autoritetet policore kanë mbajtur një konferencë për shtyp në Graz të Austrisë, duke konfirmuar se dhjetëra persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur si rezultat i sulmit në shkollën e mesme Dreierschützengasse.

Policia ka refuzuar të ofrojë komente mbi numrin e saktë të viktimave, por disa burime austriake kanë raportuar se të paktën nëntë persona janë vrarë, përfshirë dorasin.

Kryetarja e bashkisë, Elke Kahr, ka deklaruar për agjencinë e lajmeve APA se personi i dyshuar është në mesin e të vrarëve.

Një zëdhënës i policisë ka shtuar për mediat austriake se ai ishte nxënës i shkollës së lartcekur.

Policia tashmë ka konfirmuar se shkolla është e sigurt dhe nuk ka rrezik.