Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për të gjetur të zhdukurin nga Lipjani, Shqipdon Alija, përcjell Gazeta Alo.
Që nga 14 tetori kur është raportuar për zhdukjen e të riut nga Lipjani, njësitet policore nuk kanë ndalur kërkimet mirëpo Policia e Kosovës kërkon gjithashtu ndihmën e qytetarëve në kërkim dhe informim në numrat e mëposhtëm.
Ky është njoftimi i plot:
Ju njoftojmë se më datë 14.10.2019, në polici është raportuar për një person të zhdukur.
Bëhet fjalë për personin, Shqipdon Alija, i lindur në vitin 1995, banues në fshatin Gadime e ulët –Lipjan.
Që nga dita e raportimit deri më tani, njësitet policore te hetimeve, kërkimeve si dhe patrullat në koordinim me prokurorinë përkatëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me familjarët, kanë ndërmarrë një varg veprimesh si :
● intervistime të personave që mund të ndihmojnë në gjetjen e vendndodhjes së
personit,
mbyllura dhe të hapura përfshirë edhe vendet ku personi kishte punuar),
Veprimet dhe kërkimet policore, janë duke vazhduar intenzivisht, mirëpo njëkohësisht kërkojmë nga të gjithë ata që mund të ndihmojnë në identifikimin e vendndodhjes së tij, të informojnë Policinë e Kosovës në linjën emergjente 192, apo ne nr 080019999.