Policia e Kosovës ka gjetur rreth 15 kilogramë eksploziv në Gazimestan.
Mësohet se eksplozivi është gjetur në rrugën magjistrale Prishtinë – Mitrovicë.
Lajmin e ka konfirmuar, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës. Ajo ka thënë se njësitet policore janë në vendin e ngjarjes.
“Rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën për një mjet te dyshimtë ne rrugën magjistrale Prishtine – Mitrovice, përkatësisht ne afërsi te fshatit Mazgit. Të gjitha njësitet policore të nevojshme për të menaxhuar me një situatë të tillë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aktualisht janë duke ndërmarre veprimet e nevojshme operative dhe ato të ekzaminimit. Aktualisht policia ka bllokuar segmentin rrugor në fjalë përderisa të kryhen veprimet e nevojshme policore, ndërkaq po asiston pjesëmarrësit në trafik për rrugët alternative. Ndërkohë që po kryhen veprimet e sipërcekura policia ka filluar një hetim preliminar lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin”, ka thënë ajo.