Fjalë Kyçe

Policia gjen 400 mijë funta në një çantë

Policia gjen 400 mijë funta në një çantë

Një sasi prej 400 mijë funtash u gjetën në një çantë sportive brenda një furgoni i cili u ndalua nga policët dedektivë, derisa ata zbuluan edhe një sasi tjetër prej 100 mijë funtash kur e kontrolluan shtëpinë e shoferit.

Paratë u konfiskuan nga Policia e Midlandit Perëndimor kur e ndaluan automjetin në rrugët e Warwickshire të martën e kaluar.

Shoferi u arrestua si i dyshuar për pastrim parash dhe policia e kontrolloi shtëpinë e tij në Epping Forest, Essex, njoftoi Agjencia Kombëtare e Antikrimit. /GazetaAlo/