Katër persona kanë marr lëndime trupore në një aksident trafiku i cili ka ndodhur të enjten rreth orës 23:30 në magjistralen Vushtrri-Mitrovicë, përkatësisht në hyrje të Vushtrrisë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Sipas tij, aksidenti ka ndodhur në mes të tre veturave, ndërsa të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësorë.
“Nga aksidenti i cili ka ndodhur mbrëmë kanë marr lëndime trupore katër persona, të cilët pas marrjes së trajtimit mjekësorë janë liruar nëpër shtëpi”, ka thënë Zahiti.