Sot me datën 17.10.2019, pas një pune operativo-hetimore, Njësia e Hetimeve të
Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare ‘Perëndimi’ në Gjakovë, në bashkëpunim me njësitë tjera të Drejtorisë Rajonale në Gjakovë, kanë realizuar një operacion policor.
Ky operacion policor është realizuar në bazë të urdhërkontrollit të lëshuar nga Prokuroria Themelore në Gjakovë.
Plani operativ ‘ARMËT’ është kryer në fshatin Fshej të Gjakovës, me ç’rast gjatë bastisjes janë konfiskuar sasi e konsiderueshme e armëve dhe municionit dhe mjete tjera të ftohta si:
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbulimin dhe parandalimin e dukurive negative, përfshirë edhe parandalimin e posedimit të armëve ilegale.