Fjalë Kyçe

Policia kroate zbulon dhjetëra migrantë në një kamion

Policia kroate zbulon dhjetëra migrantë në një kamion

Policia kroate tha se ka gjetur dhjetëra migrantë të fshehur në një kamion dhe se ka arrestuar dy kontrabandistë të dyshuar të njerëzve.

Policia tha se patrulla e ka ndaluar kamionin me targa sllovene, mëngjesin e së martës, pranë qytetit Graçac, në jug të Kroacisë.

Autorietet po punojnë në identifikimin e migrantëve, të cilët tani mund të kërkojnë azil në Kroaci.

Televizioni shtetëror kroat tha se shumica e tyre janë nga Bangladeshi, Pakistani ose India.

Mijëra migrantë nga Lindja e Mesme dhe Azia jugore udhëtojnë përmes Ballkanit, me synimin për të arritur në Evropën perëndimore.

Nga Kroacia, ata shkojnë drejt Sllovenisë, Austrisë dhe vendeve të tjera të pasura të Bashkimit Evropian.

Migrantët kryesisht mbështeten te kontrabandistët për kalimin e paligjshëm të kufijve.