Fjalë Kyçe

Policia në kërkim të majmunëve që ikën pas aksidentit me kamion

Policia në kërkim të majmunëve që ikën pas aksidentit me kamion

Policia në SHBA është në kërkim të dy majmunëve që u arratisën pasi një kamion me 100 prej tyre u përfshi në një aksident.

Rimorkio, e cila po transportonte majmunët në një laborator në Florida, u përplas me një kamion në një autostradë në Pensilvani.

Askush nuk u lëndua, por disa majmunë arritën të iknin.

Dy janë gjetur, ndërsa dy të tjerë mbeten në arrati, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Makakët me bisht të gjatë janë të kërkuar për eksperimente me vaksinat e koronavirusit.

Policia i ka kërkuar publikut të mbajë distancën dhe të telefonojnë në 911 nëse shohin ndonjë nga kafshët.