Një grua e moshës 43 vjeçe është vrarë sot në Pejë.
Burime të Express kanë thënë se dyshimet e para janë se vrasësi është burri i gruas.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se një grua e moshës 43 vjeçare është gjetur e vdekur në Pejë.
“Sot më 24 8 rreth orës 12.50 një qytetar ka informaur policinë se në rrugën “Remzi Hasani” në Pejë një person i gjinisë femërore ka qenë e shtrieë në rrugë dhe është identifikuar. Sh.R e lindur më 1975 nga Gjakova”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës për Gazetën Express.
Policia bashkë me autoambulancën e kanë dërguar viktimën në spital ku është konstatuar edhe vdekja e saj prej mjekëve.
“Njësitë relevante kanë dalë në vendin ne ngjajres. Është njoftuar prokurori i shtetit. Është shikuar vendi i ngjarjes”, thuhet më tej në përgjigje.
E njëjta është e komnunitetit rom.