Policia e Kosovës respektivisht Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, në vazhdimësi ka qenë në nivelin më të lartë të përgjegjësive që ka.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia sot ka asistuar Doganën e Kosovës, me ç ‘rast pas marrjes së autorizimit nga ana e gjyqtarit të procedurës paraprake, ka realizuar një operacion bastisje i cili ka rezultuar me gjetjen dhe sekuestrimin e një numri të madh të aparaturave për prodhimin e kriptovalutave.
Operacioni është realizuar në një lagje të Prishtinës, ndërkohë që zyrtarë doganor kanë proceduar më tej me rastin.