Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore e Policisë së Kosovës i është bashkuar fushatës për kujdes të shtuar nga an e qytetarëve për shkak të temperaturave të larta që pritet të mbizotërojnë prej sot në vendin tonë.
Policia ka përgatitur broshurat në të cilat këshillohen qytetarët se si duhet të kenë kujdes nga vala e të nxehtit.
“Temperaturat e larta shkaktojnë probleme serioze në shëndetin e njeriut, prandaj me rritjen e temperaturave duhet rritur edhe përkujdesja”, thuhet në broshurë.
Në broshurë këshillohet se si njerëzit mund të mbrohen nga i nxehti, cilat janë kategoritë më të rrezikuara, si duhet të ushqeheni në ditë të nxehta, cilat janë simptomat dhe çfarë duhet të bëjmë në rastet e goditjes nga dielli.