Fjalë Kyçe

Policja në Zelandën e Re vishet me hixhab

Policja në Zelandën e Re vishet me hixhab

Një police në Zelandën e Re ka treguar solidarizimin e saj për viktimat e sulmit të së premtes së kaluar në një mënyrë të veçantë. Ajo ka zgjedhur që të mbulohet, mbulesë kjo që është simbol i gruas myslimane.
Policja është fotografuar dje, jashtë Varrezave të qytetit Christchurch ndërkohë që viktimat ishin duke u varrosur.
Nga sulmi i së premtes së kaluar mbetën të vdekur 50 persona, ngjarje kjo që e tronditi gjithë botën.