Fjalë Kyçe

Polonia pranon 250 tanke amerikane, mobilizohet për agresionin e mundshëm rus

Polonia pranon 250 tanke amerikane, mobilizohet për agresionin e mundshëm rus

Tanket e para amerikane të tipit Abrams mbërritën në Poloni, raportoi BBC-ja të hënën.

Ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak, deklaroi se me këto tanke do të stërviten ushtarët polakë, me qëllim të pengimit të një agresioni të mundshëm rus.

“Tanket Abrams mbi të cilat do të stërviten ushtarët polakë tashmë janë në Poloni. Ne do të jemi gati kur të vihet në dispozicion i pari nga 250 tanket më të avancuara që kemi porositur. Polonia do të ketë forca moderne dhe të fuqishme për të penguar agresorin në rast emergjence”, tha Blaszczak.

Muaj më parë, Polonia ia dorëzoi Ukrainës 200 tanke sovjetike T-72, për çka Ukraina bëri thirrje publike që t’i ofrohen më shumë tanke moderne, e më pak aso sovjetike.