Shkon për darkë në një restorant dhe porosit një pjatë me midhje që kushtonte rreth 13 euro dhe në njërën prej tyre gjen një perlë që mund të vlejë 2 mijë deri në 4 mijë euro. Kjo është surpriza që i ka ndodhur 66-vjeçarit Rick Antosh, në një restorant në qendër të Nju Jorkut në Manhattan.
Por duke e marrë sferën e vogël në dorë, kuptoi se bëhej fjalë për diçka anormale. Klienti kërkoi informacion në restorant dhe vendimi erdhi menjëherë: ishte një margaritar.
“Shefi i restorantit më tha se punon aty prej 28 vitesh dhe kjo është hera e dytë që ndodh”, tha Antosh. A do ta shesë perlën e tij? Ndoshta jo. Në fakt do që ta mbajë si një kujtim i një darke origjinale.