Kensli Davis nuk do ta harrojë asnjëherë ditëlindjen e saj të 25-të. Kjo për shkak të një gabimi me tortën që porositi.
E ëma e Kenslit kishte porositur përmes telefonit një tortë me Moanan, filmin e famshëm të Disneyt, pasi është i preferuari i Kensli, por punonjësi i ëmbëltores fjalën “Moana” e kuptoi si “Marihuana”.
Lokali “Dairy Queen”, siç raporton CCN, e dërgoi tortën tek shtëpia e tyre në Milledgeville në Gjeorgji, dhe gjithçka u kthye në një ditë të paharruar kur në tortë panë marihuanën e vizatuar.