Sot në Mbledhjen e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Postës së Kosovës, me propozimin e U.D. Kryeshefit Ekzekutiv, Salih Morina, u vendos për uljen e pagave 30 % për zyrtarët e lartë të kësaj ndërmarrjeje publike për shkak të gjendjes së rëndë financiare të saj.
Vullnetarisht ishte deklaruar U.D. Kryeshefi Ekzekuti, Salih Morina për zbritjen e pagës së tij, nga paga që kishte: 2,500.00 €, tani me zbritje do ta ketë: 1,750.00 €, raporton kosovapress.
Po ashtu për 3 pozitat e zyrtarëve të lartë; Sekretari i Postës, Zyrtari Kryesor Financiar dhe Thesarit, si dhe Zyrtari i Auditimit të Brendshëm, u vendos që nga paga që kishin: 2,100.00 €, tani me zbritje do ta kenë pagën: 1,450.00 €.
Kur Qeveria e Kosovës mori vendim për shkarkimin e bordit të vjetër, duke emëruar këtë të riun, tha se “bordet janë të përkohshme të cilat do të merren me çkapjen e plotë nga shpërdorimi dhe luftimin e krimit e korrupsionit brenda tyre.