Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Washington, Vlora Çitaku, përveç debateve në Këshill të Sigurimit, Daçiqit po i kundërvihet fuqishëm edhe nëpër rrjete sociale.
Ministri i Jashtëm serb, i është bashkuar një fushate kundër Kosovës, duke e shkruar në një kartëmonedhë 100 dollarëshe “Kosova është Serbi”,
E ndaj kësaj fushate të tij, në Kosovë është nxitur një kundër fushatë duke shkruar nëpër kartëmonedha të ndryshme “Kosova është Kosovë”, e “Kosova është e Bukur”.
E se “Kosova është e Bukur”, e ka thënë edhe ambasadorja Çitaku, në një postim në twitter, ku ka publikuar një fotografi të Kalasë së Artanës.
“Nuk është Game of Thrones, Kjo është Kosova. Kosova është e bukur”, ka shkruar Çitaku,
E një shkrim i tillë ka nxitur reagime të ndryshme në Serbi. Ata thonë se përmes një shkrimi të tillë, Çitaku po tenton të ‘vjedh’, monumentet për të cilat pretendojnë se i përkasin kulturës serbe.
“Përpjekje flagrante për të vjedhur, qytetin e mbretit Millutin”, shkruan ‘telegrafi’ serb.
Ndërkohë ndaj këtij postimi kanë reaguar shumë serbë.