Fjalë Kyçe

Prej sot nëse u konfiskohet vetura mund të mos iu kthehet deri në pesë ditë

Prej sot nëse u konfiskohet vetura mund të mos iu kthehet deri në pesë ditë

Nga sot me masa shtesë për rend dhe rregull në transport.

Drejtoria e Inspektoratit të Prishtinës ka bërë të ditur se që prej sot do të ndërmerren masa shtesë për rend dhe rregull në transport.

“Lehtësimi i qarkullimit të autobusëve të transportit publik dhe rregullimi e rrjedhës së komunikacionit nëpër rrugët e Kryeqytetit është parësor. Nga sot, me masa shtesë për të vendosur rend, rregull dhe siguri në transport. Sipas ligjit dhe rregullores në fuqi, çdo automjet i konfiskuar do të mbahet dy deri në pesë ditë”, thuhet në njoftimin nga Komuna e Prishtinës.