Presidentja e vendit Vjosa Osmani është takuar me të ngarkuarën me Punë në Ambasadën e ShBA-ve, Anu Prattipati. Në njoftim thuhet se aty u fol edhe për pritshmëritë e bashkëpunimit bilateral gjatë vitit 2025.
“Në takim u diskutuan zhvillimet e fundit në vend dhe pritshmëritë për bashkëpunimin bilateral ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së gjatë vitit 2025. Në prag të vizitës së Zëvendës Sekretarit të Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma, u diskutua për qëllimin e kësaj vizite, si dhe u fol për disa nga temat kryesore që do të trajtohen.”, është thënë në njoftimin e presidencës.
Njoftimi i plotë:
Presidentja Osmani priti në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë, Anu Prattipati
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, znj. Anu Prattipati.
Në takim u diskutuan zhvillimet e fundit në vend dhe pritshmëritë për bashkëpunimin bilateral ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së gjatë vitit 2025.
Në prag të vizitës së Zëvendës Sekretarit të Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma, u diskutua për qëllimin e kësaj vizite, si dhe u fol për disa nga temat kryesore që do të trajtohen.
Gjatë bisedës, Presidentja Osmani dhe znj. Prattipati theksuan rëndësinë e avancimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme. Presidentja Osmani potencoi rëndësinë e vazhdimit të partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së në adresimin e çështjeve të interesit të përbashkët.