Danas, e cila është ndër mediat e rralla serbe që nuk është vegël e Aleksander Vuçiqit, raporton, bazuar në burime diplomatike se javë më parë është intervistuar nga Gjykata Speciale presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
Siç shkruan ‘Danas’, kur të gjithë në Kosovë po pyesnin se ku është zhdukur Hashim Thaçi dhe po spekulonin se ‘në mënyrë sekrete ka nënshkruar një marrëveshje me Serbinë”, ai ka qenë duke dëshmuar në Gjykatën Speciale në Tribunalin e Hagës.
E për këtë çështje Prokuroria Speciale nuk ka pranuar të jap ndonjë përgjigje.
“Prokuroria Speciale nuk ka pranuar të deklarohet rreth asaj se ku ndodhej Hashim Thaçi gjatë ‘pushimeve’, kur të gjithë mediat në gjuhën shqipe spekulonin se ‘po nënshkruan në mënyrë sekrete një marrëveshje me Serbinë”. Ai ishte duke dëshmuar në mënyrë të fshehur në Hagë, bazuar në burimet diplomatike perëndimore. Gjithashtu ne nuk kemi marrë përgjigje për shqetësimet e disa gjyqtarëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të cilët kanë thënë se nuk do të vazhdojnë të mbështesin punën e Dhomave të Specializuara për Krime Lufte ”, thuhet në këtë shkrim, transmeton Gazeta Express.
Në këtë shkrim përmendet edhe fakti që në raportin e Dick Martyt, Thaçi konsiderohet si një nga ‘drejtuesit më të rrezikshëm të UÇK’së’.
‘Danas’ gjithashtu është interesuar për intervistimin e disa prej komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, specifikisht për ish-komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK’së, Sylejman Selimin, nëse është intervistuar si dëshmitar apo si i dyshuar.
Siç është përgjigjur Cristofor Bennet, mund të konstatohet se hetimet e Zyrës së Prokurorit Speciale për raportin e Dick Martyt, nuk do të përfshijnë hetimet për rastin Kleçka si dhe gjithashtu edhe konfliktin ndërmjet “forcave të armatosura të Republikës së Kosovës FARK-ut dhe UÇK-së, siç kanë pretenduar jo zyrtarisht disa qarqe diplomatike.