Udhëheqësi kontrovers i Filipineve, Rodrgio Duterte ka ndarë pikëpamjet e tij mbi parimet themelore të besimit të krishterë, duke e quajtur doktrinën e Shenjtë të Trinisë “një budallik” dhe duke pretenduar se ishte “e padenjë” për një zot të vërtetë që të kryqëzohej.
Fjalimin e tij të fundit kundër Kishës Katolike, Duterte e nisi duke tallur Trininë e Shenjtë, Atin, Birin dhe Shpirtin e Shenjtë, ose tre shprehje të një esence hyjnore.
“Ka vetëm një Perëndi. Ju nuk mund ta ndani Perëndinë në tre, ky është budallallëk”, tha Presidenti i Filipineve në atë që është kritikuar në rrjet duke u cilësuar si një fyerje ndaj katolicizmit.
Kreu 73-vjeçar i shtetit në Kidapawan City nxiti retorikën e tij mbi mënyrën si u bë kryqëzimi i Jezu Krishtit, duke përdorur gjuhën jashtëzakonisht vulgare për të sulmuar atë që miliarda në mbarë botën e konsiderojnë si Perëndinë planin hyjnor të shpëtimit të njerëzimit nëpërmjet sakrificës së Birit të tij.
“Perëndia juaj u gozhdua në kryq. F ** k! Sa e pavlerë”, tha Duterte, duke folur më tej në Tagalog.
“Unë jam Zoti dhe ju doni të më kryqëzoni?! Motherf ** ker. Unë do t’u tregoja atyre: ‘Vetëtima, digjini të gjithë këta. Digji të gjithë ata që nuk besojnë”, shtoi ai me ashpërsi.
Duterte nuk u ndal me kaq, pasi vazhdoi fjalimin e tij me një sulm kundër nderimit të shenjtorëve dhe besimin në ndërhyrjen e tyre hyjnore.
“Shën Catalina, Shënjti Anne, Shën Thomas, Shën Sebastian, Shënjti Rodrigo, ata nuk janë asgjë … nuk i njoh. Shikoni, këto dokumente janë shkruar – nëse në të vërtetë – 3,000 vjet më parë. Pse ata tani do të kujdesen për jetën tonë”, deklaroi Presidente i Filipineve.
Duterte, i cili në vitin 2015 zbuloi se ai ishte ngacmuar nga një prift kur ishte i ri, shpesh ka goditur institucionin e Kishës Katolike, e cila mbetet kritike ndaj udhëheqjes së tij dhe politikave kundër drogës.
Vërejtjet e tij të ashpra kundër Vatikanit kanë provokuar dënim të përsëritur nga bashkësia e krishterë në mbarë botën. /shqip