Fjalë Kyçe

Presidenti gjerman “non grata” në Ukrainë, Zelensky: Ka lidhje të forta me Rusinë

Presidenti gjerman “non grata” në Ukrainë, Zelensky: Ka lidhje të forta me Rusinë

Bujë të madhe ka shkaktuar në Gjermani, anulimi i vizitës së presidentit Frank-Walter Steinmeier në Ukrainë, pasi nuk ishte i mirëpritur nga autoritetet e këtij vendi.

Presidenti gjerman kishte planifikuar një vizitë në Ukrainë për të dhënë një mesazh solideriteti, por siç e pranon dhe ai vetë kjo gjë nuk u prit mirë nga ana e Kievit.

Sipas gazetës “Bild”, Steinmeier pritej të udhëtonte drejt Kievit në ditët në vijim së bashku me homologët e Polonisë, Estonisë, Lituanisë dhe Letonisë, por ishte vetë Zelensky që ndaloi vizitën e tij, duke thënë se nuk është momenti i përshtatshëm.

Arsye për këtë mendohet të jenë lidhjet e ngushta që Steinmeier ka pasur me Rusinë gjatë viteve të fundit. Si ministër i Jashtëm, ai kishte kontakte ndër të tjera, me ministrin e jashtëm rus Sergei Lavrov, madje konsiderohet dhe si mbështetës i madh i gazsjellësit të diskutueshëm Nord Stream 2 dhe arkitek i politikës miqësore ndaj Rusisë./a2cnn