Fjalë Kyçe

Presidenti i Brazilit infektohet nga koronavirusi

Presidenti i Brazilit infektohet nga koronavirusi

Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro ka rezultuar pozitiv nga koronavirusi, sipas mediave braziliane. Rezultatet e një testi të dytë priten gjatë të premtes, për të konfirmuar zyrtarisht koronavirusin.

Të enjten, ndihmësi i Bolsonaro dhe zëdhënësi kryesor i qeverisë Fabio Wajngarten rezultoi pozitiv me koronavirus. Shtëpia e Bardhë ka ndërmarrë masa paraprake pasi të dy zyrtarët u takuan me Presidentin e SHBA Donald Trump gjatë fundjavës.

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro u takua me Presidentin e SHBA Donald Trump dhe Zëvendës Presidentin Mike Pence gjatë fundjavës.

Megjithatë Donald Trump deri tani nuk ka pranuar të kryejë testin për koronavirusin. Ai ka lënë të hapur mundësinë që më pas të kryejë teste.
Trump lajmëroi se së shpejti do të fillojnë teste në një masë më të gjerë njerëzish për koronavirusin.