Fjalë Kyçe

Presidenti Trump dhe Melania me COVID-19, edhe Barron e Ivanka bëjnë testin, ja rezultati

Presidenti Trump dhe Melania me COVID-19, edhe Barron e Ivanka bëjnë testin, ja rezultati

Pas daljes pozitivë me koronavirus të Donald dhe Melania Trump edhe pjesëtarët e tjerë të familjes janë nënshtruar testit.

Vajza e presidentit, Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner kanë dalë negativ raporton Cnn. Shtëpia e Bardhë bën të ditur që edhe Barron Trump, djali i Trump dhe bashkëshortes Melania ka rezultuar negativ.

Kujtojmë që mëngjesin e sotëm vetë presidenti Donald Trump njoftoi përmes një postimi në rrjetin social Twitter, se ai dhe bashkëshortja e tij, Melania rezultuan pozitiv me koronavirus.

“Sot, unë dhe Melania rezultuam pozitiv me Covid-19. Do të vetizolohemi dhe do të nisim procesin e shërimit menjëherë. Do ta kalojmë këtë së bashku”, shkroi Trump.