Fjalë Kyçe

Prezantuesja e BBC-së dyshohet se vdiq pas vaksinimit me AstraZeneca

Prezantuesja e BBC-së dyshohet se vdiq pas vaksinimit me AstraZeneca

Prezantuesja e BBC-së Lisa Shaw ka vdekur pasi ishte vaksinuar me vaksinën AstraZeneca.

Mjekët janë duke e shqyrtuar rastin e saj nëse shkaku i vdekjes së prezantueses së BBC Lisa Shaw mund të ketë ardhur nga komplikimet e shkaktuara nga vaksina AstraZeneca.

Familja e 44 vjeçares kanë thënë se ajo kishte marr trajtim mjekësor për mpiksje të gjakut.

BBC raporton se ka parë certifikatën e përkohshme të vdekjes së saj të lëshuar nga mjeku Karen Dilks, ku është konfirmuar se ka nisur një hetim për vdekjen e saj mbi bazën e ndërlikimeve të shkaktuara nga vaksinimi me vaksinën Astrazeneca.

Ndërsa familja e Lisa Shaw përmes një deklarate kanë bërë të ditur se “Lisa kishte dhimbje koke të forte një javë pasi u vaksinua me AstraZeneca dhe u sëmurë rëndë disa ditë më vonë.

Ajo u trajtua për mpiksje të gjakut dhe gjakderdhje në kokë nga ekipi I mjekëve të kujdesit intensiv në Royal Victoria.