Fjalë Kyçe

Princi Charles mendon si Bill Gates: Bota ka 1 problem më të madh se Covid

Princi Charles mendon si Bill Gates: Bota ka 1 problem më të madh se Covid

Princi i kurorës britanike, Charles, deklaroi se ndryshimet klimatike përbëjnë një krizë më të madhe se pandemia e koronavirusit.

Mesazhi i tij, që pritet t’iu shpërndahet sot liderëve të vendeve kryesore të botës,  iu kujton atyre që plaga e përhershme, që mbetet koherente çdo ditë në sirtarët e drejtuesve botërorë, ka të bëjë me hapat konkrete për të frenuar ndryshimet e natyrës, si pasojë e cenimit të klimës.

Sipas Princit, ndryshimet që solli pandemia, nuk duhen harruar por klima, mbetet, rreziku i përhershëm dhe kryesor,

Ky mesazh u shpërnda dhe nga Bill Gates, disa ditë më parë, kur u shpreh se bota po përballet aktualisht me një problem shumë më të madh sesa koronavirusi. Sipas bashkëthemeluesit të Microsoft, ky problem është ndryshimi klimatik dhe për të nuk ka vaksinë.

“Nuk ka një vaksinë për ta zgjidhur ndryshimin klimatik, është problem shumë më i rëndë. Shumica e ekonomisë së botës (transport, industri, ndërtim, elektricitet dhe agrikulturë) është burim emetimesh të dëmshme. Për shumë prej tyre nuk ka asnjë zgjidhje”, tha Gates për “Bloomberg” me nota pesimiste.