Fjalë Kyçe

Prindërit nuk i dinë detyrat e fëmijëve të tyre, regjistrojnë kurse bazike

Prindërit nuk i dinë detyrat e fëmijëve të tyre, regjistrojnë kurse bazike

Prindërit e shqetësuar thonë se kanë mbetur të painformuar nga mësuesit e fëmijëve të tyre prandaj po u drejtohen tutorëve privatë për t’u ndihmuar të kuptojnë se çfarë po mëson fëmija i tyre.
Prindërit nuk po arrijnë t’u ndihmojnë fëmijëve të tyre në procesin e të nxënit për të marrë diplomën e shkollës së mesme.
Kjo mund të shpjegojë faktin pse, në 2018, një në katër nxënës të moshave 11-16 vjeç në Angli dhe Uells u detyruan të merrnin mësime private.
Por tani prindërit po punësojnë tutorë edhe për veten e tyre, me një kosto 40 funte në orë, më tepër për të kuptuar se çfarë duhet të mësojnë fëmijët e tyre.

Një agjenci e specializuar me seli në Londër, Tutor House, krijoi shërbimin në fjalë pas kryerjes së një studimi prej 2,500 prindërish, të cilët zbuluan se më shumë se dy të tretat nuk i kuptonin detyrat e shtëpisë të fëmijëve të tyre. Prej tyre, gjysma ishin të shqetësuar se ata po e pengonin shkollimin e fëmijës së tyre duke u përpjekur për t’i ndihmuar.

Më shumë se një e pesta thanë se ata i ndihmonin rregullisht fëmijët e tyre për të studiuar – edhe pse vetëm 11 për qind e prindërve thane se i ndihmonin rregullisht – dhe pothuajse të gjithë të anketuarit deklaruan se kishin vështirësi me terminologjinë e re dhe metodat e reja të mësimdhënies.

Mbikëqyrësit e prindërve do të mbulojnë një gamë të gjerë lëndësh bazike, duke përfshirë matematikë, anglisht, gjeografi dhe shkencë, madje edhe mësimin online ose ballë për ballë.

Alex Dyer, themelues i Tutor House, tha për MailOnline: ‘Prindërit nuk dinin se çfarë po bënin fëmijët e tyre, apo çfarë duhet të kishin nxënë.

“Është diçka mjaft themelore, gjëra si për të gjetur programin mësimor, dhe atë që fëmijët duhet të studiojnë këtë vit, këtë term, këtë javë.

“Nuk është se prindërit duan të gërmojnë në fusha të tilla si kuadratet ta zëmë, por është më shumë një vështrim i përgjithshëm në mënyrë që ata të mund të shohin nëse fëmijët e tyre janë duke ngecur me planin apo jo”

Ai tha se kurset e reja për prindërit erdhën pas një studimi që tregon një hendek në fushë e arsmimit pasi shkollat nuk po komunikonin sa duhet me prindërit.

“Nuk do të duhej të ekzistonte kjo praktikë, por ky është realiteti – që koincidon me rritjen e nevojë për angazhimin e tutorëve.

‘Nëse keni 30 fëmijë në një klasë, s’ka asnjë gjasë që të mund të përmbushni gjithë planin – dhe nëse nuk mund ta bëni këtë, ju definitivisht nuk mund të komunikoni me prindërit.

“Padyshim që ka mungesë të komunikimit midis shkollave dhe prindërve”.

Programi i shkollës fillore u rishikua në vitin 2014 ku nxënësit i kërkohet të ketë një nivel më të lartë, veçanërisht në anglisht dhe në matematikë. Testet e reja të shkollave të mesme të cilat ishin po ashtu më të ashpra u aplikuan për herë të parë që nga 2015, e të cilat kishin përmbajtje më të vështirë, më pak lëndë mësimore dhe më pak përsëritje.

Helen Pike, profesoreshë e Kolegjit Magdalen me seli në Oksford, tha për Times se kurset për prindërit ishin të panevojshme dhe madje mund të ishin të dëmshme. ‘Kurset e tutorëve janë një treg që ushqehet nga ankthi i prindërve.

“Pra, tani prindërit do të bëhen më të shqetësuar se prindërit e tjerë po trajnohen të jenë prindër më të mirë sesa ata,” tha ajo.

“Të gjitha shkollat që unë njoh, kanë komunikim të shkëlqyer me prindërit dhe janë atje për t’i mbështetur ata në partneritet të plotës, duke bërë atë që është më e mira për fëmijët e tyre”.

Ajo shkruajti me sarkazëm: ‘Prindër! Ju lutem mos mendoni se duhet të bëni këtë …. Pastaj: tutorët e shqetësuar angazhojnë tutorë të tjerë për t’i mësuar….. ‘

Statistikat të cilat kanë dale këtë muaj treguan se konkurrenca për pranim në shkolla të mesme është më e fortë se kurrë më parë, me një rekord prej 115 mijë fëmijë që nuk mund të regjistrohen në shkollën e mesme të cilën duan.

Megjithë stigmën, një sondazh tjetët zbuloi se 96 përqind e prindërve thanë se nuk do të paragjykonin të tjerët nëse angazhonin një tutor për fëmijët e tyre. /Gazeta Alo/