Fjalë Kyçe

Prindërit revoltohen ndaj vendimit të fundit të shkollave

Prindërit revoltohen ndaj vendimit të fundit të shkollave

Prindërit e zemëruar në të gjithë vendin kanë reaguar me zemërim ndaj vendimit të shumë shkollave për t’i mbyllur dyert pas rënies së borës gjatë natës. Ndërkohë që mijëra fëmijë u kënaqën në borë, pasi shumë shkolla anembanë vendit u mbyllën, derisa prindërit u detyruan të bënin aranzhime të minutës së fundit.
Qindra shkolla në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar u mbyllën pasi një bore e dendur kishte rënë gjatë natës të së enjtes, por disa të tjera u mbyllën pavarësisht se bora veç pak i kishte zbardhur ëatitë e tyre. Uellsi, Bristoli, Londra e Madhe, Cornwall, Devoni, Gloucestershire, Wiltshire, Somerset, Dorset, Hampshire, Berkshire dhe West Sussex ishin vetëm disa nga zonat që njoftuan për mbylljen.
Megjithatë, një përdorues në Twitter, Codders, ka postuar: ‘Patetike që shkolla e fëmijëve është e mbyllur sot, pse? Unë dyshoj që kjo provon se gjobat janë një skemë e shkollave për të bërër para”. Ai kishte dërguar edhe një fotografi ku shihej se bora mezi kishte mbuluar barin në oborre.
Një përdorues tjetër, Emily, ‘cicëroi’ se shkolla e saj ishte e mbyllur pavarësisht se nuk kishte dëborë.
Tracy Cameron iu përgjigj një cicërime nga Këshilli i Qarkut Monmouthshire duke thënë se të gjitha qendrat e komunitetit dhe bibliotekat ishin ende të hapura, duke shtuar: ‘Pse nuk hapen shkolla?’
Në shumicën e rasteve, prindërit, kujdestarët dhe nxënësit ishin në gjendje të kontrollonin gjendjen e shkollës së tyre përmes mediave sociale, ose në faqen e internetit të këshillit lokal. Fotografitë e marra në Harlow tregojnë se fëmijët luajnë në shkollat e tyre të hapura në Harlow, Essex.
Grupi i fëmijëve të gëzuar bënin dordolecë bore dhe po kënaqeshin me njëri-tjetrin në njësinë e filloristëve në Latton Green.
Ndërkohë prindërit në Gloucestershire janë lënë të painformuar, pasi kishte rënë uebsajti i këshillit i cili zbulon se cilat shkolla janë mbyllur.
Temperaturat e ulëta dhe paralajmërimet për një stuhi bore nga Zyra Meteorologjike për sot dhe gjatë fundjavës, duke përfshirë paralajmërimet për borë dhe akull, kanë alarmuar shkollat. Mijëra shkolla janë mbyllur që atëherë, që do të thotë se rreth 800,000 fëmijë u desh të qëndrojnë sot në shtëpi.