Kosova nesër feston 11 vite që nga shpallja e pavarësisë.
Saktësisht më 17 shkurt të 2008-tës, në Kuvendin e Kosovës ishte lexuar deklarata e pavarësisë, raporton lajmi.net.
Shteti më i ri në Evropë është njohur nga më shumë se 110 vende në mbarë botën.
E për të shënuar këtë datë historike, në kryeqytetin e Kosovës janë përgatitur një numër i madh aktivitetesh.
Përveq koncertit që do të mbahet në orët e mbrëmjes, është planifikuar edhe parakalimi i FSK-së.
FSK do të parakalojë nesër për herë të parë si ushtri.