Fjalë Kyçe

Pritet fjala e prokurorit për “Escobarin” e Ballkanit, e shtyrë dy here gjatë marsit

Pritet fjala e prokurorit për “Escobarin” e Ballkanit, e shtyrë dy here gjatë marsit

Këtë të martë do të jepet edhe fjala e prokurorit ndaj Klement Balilit, në procesin gjyqësor ku akuzohet për trafik droge, të paktën sipas parashikimeve të gjykatës.

Themi të paktën pasi, prokurori i Krimeve të Rënda që ka në dorë këtë çështje është gati ta japë atë, por nuk paraqitet as i pandehuri dhe as avokati i tij mbrojtës, siç ka ndodhur në dy seancat e mëhershme të muajit mars.

Siç ka vendosur Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në seancën e mëparshme, pretenca pritet të shpallet këtë të martë rreth orës 13:30 minuta.

Por, megjithëse prokurori i çështjes Eneid Nakuçi i ka konkluzionet dhe fjalën e prokurorit gati prej së paku dy seancash, nuk mundet të parashikojmë nëse ky proces i shpalljes së pretencës do të realizohet apo jo për Klement Balilin, tha në lidhjen direkte për edicionin e mesditës, gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, për sa kohë që në dy seancat e mëparshme nuk ka qenë e mundur diçka e tillë.

Klement Balili ka munguar gjatë dy seancave të mëparshme, sikurse edhe avokati i tij mbrojtës Theodhori Sollaku, i cili në njërën prej tyre paraqiti raport mjekësor, ndërsa në të dytin nuk dha asnjë justifikim për mungesën.